Ngjarja makabre në Prizren, flet kriminologu: Nëna ndërhyri për t’i shpëtuar fëmijët

Aktuale

Ngjarja makabre në Prizren, flet kriminologu: Nëna ndërhyri për t’i shpëtuar fëmijët

Më: 7 maj 2025 Në ora: 09:12
Armend Halimi

Një krim i rëndë brenda një familje turke e cila ndodhi të marten në Prizren, e ka tronditur Kosovën.

Një burrë e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare, e po ashtu lëndime ka pësuar vajza e tij 10 vjeçare si dhe gruaja e tij.

Kriminologu, Armend Halimi, ka shpjeguar në emisionin e mëngjesit Ora 7 arsyet se cila mund të kenë çuar deri tek kjo ngjarje makabre.

Halimi deklaroi se në rastin e trishtë, nëna ka ndërhyrë për t’i shpëtuar fëmijët.

“Nga ajo që e kuptuam ne, fëmijët kanë pësuar më së rëndi, ndërsa bashkëshortja është lënduar, na lënë ta kuptojmë se tanimë nëna ka ndërhyrë për t’i shpëtuar fëmijët”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat