Diskutim serioz mes Abdixhikut dhe Limajt, shtrëngojnë duart

Aktuale

Diskutim serioz mes Abdixhikut dhe Limajt, shtrëngojnë duart

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:54
Lumir Abdixhiku dhe Fatmir Limaj

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e 18-të me radhë në përpjekje për konstituim.

Pavarësisht deklarimeve të shumta, duket se edhe sot pritet të jetë skenari i njëjtë sikurse në seancat e mëparshme.

Pak para fillimit të kësaj seance në sallën e Kuvendit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj kanë shkëmbyer disa fjalë mes vete.

Nga fotografitë, shihet se Abdixhiku dhe Limaj kanë pasur një diskutim serioz.

Në fund të bisedës së tyre ata i shtrënguan dorën njëri-tjetrit. 

Image
Lumir Abdixhiku dhe Fatmir Limaj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat