​Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i Nisma

Aktuale

​Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i Nisma

Më: 25 maj 2025 Në ora: 14:52
​Fatmir Limaj

Në kuvendin e sotëm Fatmir Limaj u zgjodh sërish në krye të partisë Nisma Socialdemokrate.

Limaj mori të gjitha votat e mbi 350 delegatëve të pranishëm, pa asnjë abstenim dhe votë kundër.

Ai në këtë post do të qëndrojë për katër vjetët e ardhshëm.

Kujtojmë, Nisma Socialdemokrate është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat