Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se vendimi për dalje në treg të lirë energjetik për bizneset “nuk është i befasishëm pasi ligji ka hyrë në fuqi nga viti 2016”.
Lidhur me protestat e paralajmëruara nga Oda Ekonomike dhe bizneset, Kurti tha se “koha e barrikadave ka kaluar”.
“Oda Ekonomike sot po tenton të bllokojë rrugët magjistrale me një kërkese, shtyrjen e vendimit me justifikimin se për një vit do të jenë të përgatitur, duke injoruar faktin se nga ana e tyre nuk kanë bërë për tetë vite asnjë përgatitje...
Për të mbrojtur 1% të bizneseve në kurriz të 99% ata po duan të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës por koha e barrikadave ka kaluar, iu bëjnë thirrje bizneseve dhe odave të mendojnë për efiqiencën”, tha ai.