​Sot rivarrosen 34 dëshmorë të kombit

Aktuale

​Sot rivarrosen 34 dëshmorë të kombit

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Sot zhvillohet ceremonia shtetërore e rivarrimit të tridhjetë e katër dëshmorëve të kombit.

E cila mbahet nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe nën kujdesin dhe përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Këshillit Koordinues, ceremonia mbahet në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut.

Ajo do te filloje  nga ora 10:00, dhe do të zhvillohet me nderime të larta ushtarake dhe pjesëmarrje institucionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat