​Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe

Aktuale

​Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 08:01 Përditësuar në ora: 09:44 më 18.06.2025
Zlatan Elek

​Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe

Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, lidhur me vendosjen e barrikadave në veri para dy vjetësh, është shtyrë sërish.

Kjo shtyrje është bërë me kërkesë të mbrojtjes, ndërsa Prokuroria nuk do ta marrë në pyetje Elekun as të enjten, siç ishte paraparë fillimisht.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e cila tregoi se shtyrja e intervistimit është bërë për arsye shëndetësore të Elek.

“Z. Zlatan Elek është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar në rastin e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore në vitin 2022, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese. Por, intervistimi i z. Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të z. Elek”, tha Luta. 

Sot intervistohet kryetari i Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës

Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë Speciale, do të mbahet sot nga ora 13:30.

Kryetari i Listës Serbe është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

Elek, sipas Prokurorisë Speciale, po hetohet për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat