Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka ngritur shqetësimin lidhur me ndikimin që ka ngërçi politik në avancimin e proceseve të rëndësishme për zhvillimin e vendit, duke theksuar se ka pengesa të mëdha në miratimin e ligjeve të rëndësishme për progresin e Kosovës.
Kjo ka ndodhur në kontekstin e një fushate të nisur sot për të ndërgjegjësuar qytetarët lidhur me rreziqet e përdorimit të armëve gjatë festimeve.
“Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjes së Armëve të Vogla dhe të Lehta. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe punën e palodhur në këtë drejtim. Megjithatë, situata aktuale politike, përfshirë bllokadën parlamentare, po pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative që janë thelbësore për përparim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër, sot ka dështuar edhe përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar kështu pasigurinë në proceset politike të vendit.