Veprimtari nga Amerika “godet” Edi Ramën: Ky nuk është skandal, por është edhe një tragjedi e re që vie nga akti i një shqipfolësi

Aktuale

Veprimtari nga Amerika “godet” Edi Ramën: Ky nuk është skandal, por është edhe një tragjedi e re që vie nga akti i një shqipfolësi

Nga: A.SH Më: 10 korrik 2025 Në ora: 11:32
Ramazan Bekteshi

Një grup shtetasish shqiptarë janë ndaluar dhe mbajtur të mbyllur për orë të tëra në aeroportin e Beogradit, pa asnjë arsye të qartë ligjore. Sipas raportimeve, udhëtarët janë trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe degraduese, ndërsa autoritetet serbe nuk kanë dhënë shpjegim zyrtar për ndalimin.

Kurse për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vënë sërish në qendër të kritikave pas zhvillimeve të fundit në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Figura të shumta nga opinioni publik e kanë akuzuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë – qoftë përmes Ballkanit të Hapur, përkrahjes ndaj kulturës serbe, apo nismave sportive të përbashkëta.

Ramazan Bekteshi, thotë se “ky nuk është skandal, por është edhe një tragjedi e re që vie nga akti e nje shqipfolësi...”

Postimi:

Ky nuk është skandal, por është edhe një tragjedi e re që vie nga akti e nje shqipfolësi, një trathtari me dëmkë, që vazhdimimisht hap horizonte me vëllezërit e tij serb, qoftë përmes Ballkanit të Hapur, muzikës serbe, organizimit të kampionateve të përbashkëta futbollistike. Ky është ai horri që veriun e Kosovës e quan 'toka e askujtë' dhe lyp konferenca të reja ndërkombëtare për veriun e vendit, edhe pse ato moti kanë përfunduar. Ç'deshën shqipet në Beligrad? Ata u torturuan por nga goja e trathatrit Rama asnjë protestë për vëllezërit e tij serb!

"Edi Rama, ti nuk je më thjesht tradhtar.

Ti je kryepeshkopi i një kulti të sëmurë që i jep Serbisë lutje, bekime dhe tokë.

Mallkimi i Kosovës nuk ka më uniformë ushtarake.

Ka këmishë me jakë të gjatë, buzëqeshje hipokrite dhe një avion drejt Beogradit me një biletë turpi."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat