Presidenca pritet të bëhet me objekt të ri

Aktuale

Presidenca pritet të bëhet me objekt të ri

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 21:38
Presidenca

Përmes kësaj derë hynë deputetë e Kuvendit të Kosovës.

E të njëjtën hyrje e përdor edhe shefja e shtetit.

Kjo pasi në të njëjtin objekt por në kate të ndryshme ndodhën Kuvendi dhe Presidenca.

Por kjo e fundit  ka nisur hapat për shkëputjen nga Kuvendi sa i përket infrastrukturës.

Presidenca e Kosovës pritet të zhvendoset në lagjen ‘Prishtina e Re’. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për kontratë të publikuar më 11 korrik, i cili ka të bëjë me ‘Hartimin e planit të fizibilitetit për ndërtimin e objektit të ri të Presidencës.

E për hartimin e planit të fizibilitetit janë paraparë të shpenzohen 25 mijë euro.

Ndërtimin e një objekti të ri për presidencën, njohësi i protokollit, Tomor Avdija e sheh me së të nevojshëm.

“Është shumë e rëndësishme që presidenca të ketë selinë e saj, rezidencën e saj dhe funksionalitetin e saj  pas që nga presidenti i parë, pra presidenti Rugova hapësirat e saj kanë funksionuar në hapësirat e Kuvendit kjo në kundërshtim jo vetëm me rregullat e Kuvendit pasi ka thyerje ne mes tyre pasi këto janë objekte janë të organizuar për Kuvend jo për presidencë”, ka vlerësuar ai.

E zhvendosjen e Presidencës në periferi të kryeqytetit, Avdija e sheh si një vendim të duhur.

“Në hapësirat ku është tani, gjatë ceremonive, pritje te delgecaioneve, Prishtina, bllokohet, pasi bllokohet trafiku, rrugët. Në këtë rast zhvendosja tek Prishtina  e re është një projekt i cili i përmbush këto kritere”, ka thënë ai.

Televizioni ka kërkuar detaje për këtë projekt edhe nga presidenca por nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat