Në pikën kufitare Merdare, që lidh Serbinë me Kosovën, është shënuar një fluks i jashtëzakonshëm i mërgimtarëve që po kthehen në vendlindje për pushimet verore. Kolona e automjeteve në hyrje të Kosovës ka arritur gjatë ditës deri në 500 metra, përcjell Bota sot.
Burime nga terreni bëjnë me dije se pjesa dërrmuese e qytetarëve që presin në radhë janë bashkatdhetarë që vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për të kaluar pushimet me familjet në Kosovë.
Si çdo vit, muajt korrik dhe gusht shënojnë kulmin e ardhjeve nga diaspora.
Ky fluks vjen në një periudhë kur diaspora luan një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, veçanërisht gjatë sezonit të verës.