Krasniqi: Komunat që udhëhiqen nga PDK-ja, kampione të transparencës

Aktuale

Krasniqi: Komunat që udhëhiqen nga PDK-ja, kampione të transparencës

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 14:26
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, është mburrur me suksesin e kryetarëve të komunave që vijnë nga ky subjekt politik.

Pesë komuna që udhëhiqen nga PDK-ja, kanë arritur pikët maksimale bazuar në raportin e GAP-it për transparencën buxhetore e që janë: Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria.

Edhe dy komuna të tjera siç janë Drenasi dhe Hani i Elezit janë në mesin e më të mirave me 95 pikë.

“Në total, komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi”, deklaroi Krasniqi.

“Më 12 tetor, do të vazhdojmë punën për fitoren edhe në komuna të tjera, që sa më shumë qytetarëve t’u shërbejmë me punë, transparencë, zhvillim dhe shumë dashuri”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat