Detaje: Publikohet audio incizimi që tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Aktuale

Detaje: Publikohet audio incizimi që tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 09:42
Fatmir Sheholli

Radio Televizioni i Kosovës ka siguruar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Në incizim dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiq.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat