Gazetarë nën hijen e dyshimeve? Nela me thirrje publike: Sheholli të pyetet për rolin e Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës

Aktuale

Gazetarë nën hijen e dyshimeve? Nela me thirrje publike: Sheholli të pyetet për rolin e Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës

Nga: A.M Më: 13 tetor 2025 Në ora: 16:22
Fatmir Sheholli

Në një reagim të ashpër, publicisti Milaim Nela ka kërkuar nga institucionet kompetente të Kosovës që të nisin hetime ndaj Fatmir Shehollit lidhur me rolin e disa figurave mediatike të njohura si Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe të tjerë.

Sipas tij, ka dyshime se këta individë mund të jenë pjesë e një investimi strategjik të luftës hibride që Serbia ka ndërmarrë kundër Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Theksojmë se, Sheholli është arrestuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”, bazuar në nenin 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shkrimi i plotë

Fatmir Sheholli duhet të pyetet nga organet kompetente të Kosovës për rolin e Baton Haxhiut, Berat Buzhalës e disa gazetaro-analistëve te tjerë të Kosoves të cilët ka gjasa të jene investim i luftës hibride që Serbia ka ndërmarrë ndaj Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat