Në QNR përfundon rinumërimi i 16 kutitve të votimit nga 12 vendvotime

Aktuale

Në QNR përfundon rinumërimi i 16 kutitve të votimit nga 12 vendvotime

Nga: Bota sot Më: 23 tetor 2025 Në ora: 19:33
Qendra e Numërimit të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) është përmbyllur procesi i rinumërimit të 16 kutive të votimit, që i përkasin gjithsej 12 vendvotimeve.

Ky proces u zhvillua pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i marrë gjatë mbledhjes së ditës së mërkurë.

"Në QNR përfundon rinumërimi i 16 kutitve të votimit nga 12 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.

Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 15:30 të ditës së enjte, janë rinumëruar 16 kuti të votimit.

Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumërimi”.", thuhet në njoftimin e QNR .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat