Deputetja e LDK-së: Koha e fushatës ka kaluar, tani duhet të fillojë puna për vendin

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Koha e fushatës ka kaluar, tani duhet të fillojë puna për vendin

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2025 Në ora: 07:11
Arjeta Salihu Abazi

Deputetja e LDK-së, Arjeta Salihu Abazi, ka reaguar pas dështimit të votimit të qeverisë, duke theksuar se është koha për punë e jo për kalkulime.

“Fjala e dhënë mbahet. Koha e fushatës ka kaluar, tani është koha të fillojë puna për vendin,” ka shkruar ajo.

Sipas saj, më mirë të thuhet hapur se nuk ka numra për formim të qeverisë, sesa të mbahet vendi në pritje me shpresa të kota. Deputetja ka apeluar për seriozitet, përgjegjësi dhe stabilitet në politikë.

Postimi i plotë:

Fjala e dhënë mbahet.

Koha e fushatës ka kaluar, tani është koha të fillojë puna për vendin.

Më mirë të thuhet që në fillim se nuk i ke numrat, sesa të mbahet një vend në pritje me shpresa të kota.

Kosova ka nevojë për seriozitet, përgjegjësi dhe stabilitet, jo për kalkulime e lojëra politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat