Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 07:21 Përditësuar në ora: 14:38 më 30.10.2025
Foto nga mbledhja e kryesisë

​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Ka filluar mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Të pranishëm në mbledhje të Kryesisë janë të gjithë nënkryetarët e legjislativit, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së, LDK-së, si dhe komuniteteve jo serbe. Ndërkaq po punojmë përfaqësuesit nga AAK-ja si dhe Lista Serbe, raporton KosovaPress.

Kryesia e Kuvendit pritet të diskutojë për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit si dhe rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.

Javën e kaluar, kryetari i LVV-së Albin Kurti, në cilësinë e mandatarit për kryeministër dështoi të formojë qeverinë e re.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për trupat punuese

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot nga ora 14:00.

Në këtë mbledhje të Kryesisë do të ketë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit.

Po ashtu diskutohet rreth miratimit të buxheteve komunale për tri komuna.

“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit.

Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e përcjellë nga Kuvendi i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat