Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

Aktuale

Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 11:46
Suela Krasniqi

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.

E mitura kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më, ndaj rasti ishte raportuar në polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Fatmirësisht, Suela është në gjendje të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat