Haziri i LVV-së: Opozita ka frikë nga stabiliteti, prandaj thonë se nuk e votojnë Konjufcën

Aktuale

Haziri i LVV-së: Opozita ka frikë nga stabiliteti, prandaj thonë se nuk e votojnë Konjufcën

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 13:59
Fitim Haziri

Deputeti i LVV-së, Fitim Haziri, i është kundërpërgjigjur deklaratave të partive të ish-opozitës të cilët kanë thënë se nuk e votojnë as mandatarin e dytë për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca.

Deputeti Haziri në një përgjigje për rtv21 tha se kjo është frikë nga stabiliteti.

“Kur opozita thotë se nuk e voton as Glauk Konjufcën kjo tregon vetëm një gjë, frikë nga stabiliteti dhe përfaqësimi i vërtetë i qytetarëve.

Ata janë mësuar me pazare dhe jo me parime”.. u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat