Numërimi i votave ka përfunduar edhe në komunën e Kllokotit, komunë kjo me shumicë të komunitetit serb.
Në këtë komunë, fitues doli Bozidar Dejanovic i Listës Serbe me 90,03 për qind ose 948 vota, përcjell “Bota sot”.
Kurse, Srecko Spasic mori 9,97 për qind ose 105 vota.
Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.