Pas rrëzimit të avionit, Kurti ngushëllon popullin e Turqisë

Aktuale

Pas rrëzimit të avionit, Kurti ngushëllon popullin e Turqisë

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 22:26
Foto arkiv/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas rrëzimit tragjik të avionit ushtarak në Turqi, ku humbën jetën 20 persona.

“Thellësisht të pikëlluar nga rrëzimi i avionit ushtarak turk që mori 20 jetë.

Ngushëllimet tona të sinqerta u shkojnë familjeve të viktimave, Presidentit Erdogan, Qeverisë së Turqisë dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi,” ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin turk në këtë moment të rëndë zie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat