Hamza nderon ish-kryetarin Krasniqi dhe fton bashkim brenda partisë

Aktuale

Hamza nderon ish-kryetarin Krasniqi dhe fton bashkim brenda partisë

Nga: A.SH Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 16:28
Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar Memli Krasniqin për kontributin e tij në udhëheqjen e partisë dhe ka theksuar nevojën për bashkim dhe përkushtim të përbashkët përballë sfidave të PDK-së.

“Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.

Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!

Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat