Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Aktuale

Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 18:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim pjesëmarrësit e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili po mbahet për herë të parë në vendin tonë.

“Në mesin e gjeneralëve, kolonelëve e oficerëve tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë. Ata po vizitojnë Kosovën me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA) i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

Ajo ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin në rritje të vendit në ngritjen e standardeve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”, ka përfunduar Osmani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat