PZAP refuzon ankesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë

Aktuale

PZAP refuzon ankesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 18:37
PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim për balotazhin në zgjedhjet lokale në Komunën e Mitrovicës.

Në vendimin e publikuar nga PZAP thuhet se ankesa e PDK-së refuzohet si e pabazuar, transmeton KosovaPress.

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse", thuhet në vendimin e PZAP.

Kujtojmë se në Komunën e Mitrovicës së Jugut u hodhën pretendime mbi dyshime për manipulim të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat