Për kë votoi mërgata në Prizren?

Aktuale

Për kë votoi mërgata në Prizren?

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 14:37
Artan Abrashi dhe Shaqir Totaj

Në Prizren janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës.

Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Abrashi rrëmbeu 361 vota, apo 58.70%, duke lënë të dytin Shaqir Totajn.

Ky i fundit, grumbulloi 254 vota të diasporës, apo 41.30%.

Ndërkohë, sipas rezultateve të përmbledhura të KQZ-së, Shaqir Totaj ka siguruar 25 mijë e 523 vota duke rimarrë edhe një herë kreun e komunës së Prizrenit, derisa Artan Abrashi mori gjithsej 22 mijë e 252 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat