Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Aktuale

Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 15:05
Faton Peci

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci u ka uruar fitore kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme e cila do të zhvillohet me Slloveninë.

Peci nga stadiumi olimpik “Adem Jashari” ka deklaruar se Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm 2026.

“Me Hajren, që ia ka pa hajrin krejt Kosova në sport e kulturë. Nga Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”, i urojmë fat e fitore Kosovës në përballjen e sotme me Slloveninë.

Mitrovica do jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm. Me fusha ndihmëse funksionale, çdo klub sportiv do ketë mbështetjen që meriton dhe çdo problematikë e tyre do adresohet.Tash e tutje, nuk do të ketë pengesa në bashkëpunimin komunë–qeveri. E dua futbollin, Mitrovicën e krejt Kosovën. Goooooool!”, ka shkruar Peci në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat