AAK: S’ka koalicion me VV, s’ka votë për Konjufcën

Aktuale

AAK: S’ka koalicion me VV, s’ka votë për Konjufcën

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka njoftuar se në mbledhjen e kryesisë së partisë është rënë në ujdi që “rrugëdalja e vetme nga situata aktuale në vend janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Ai tha se të gjitha idetë dhe propozimet alternative duhej të paraqiteshin fillimisht brenda strukturave të partisë, dhe se kjo vlen edhe për Besnik Krasniqin, i cili ka munguar në mbledhjen e Kryesisë.

Xhemaili po ashtu ka sqaruar se nuk ka asnjë mundësi për koalicion me Vetëvendosjen, si dhe se AAK-ja nuk do të japë votë për Glauk Konjufcën apo për askënd tjetër nga radhët e VV-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat