Osmani uron Dardanët për Playoff-in në Botëror

Aktuale

Osmani uron Dardanët për Playoff-in në Botëror

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 22:50
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e sotme në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Osmani në një postim në Facebook ka shpërndarë fotografinë e futbollistëve derisa shihen duke festuar.

“Fitoreeeeeee!”, ka shkruar Osmani në postimin e saj.

Kosova  ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat