“Atmosfera në Lubjanë – me lujtë!”, Lladrovci lajmërohet me shprehjen e famshme nga Sllovenia

Aktuale

“Atmosfera në Lubjanë – me lujtë!”, Lladrovci lajmërohet me shprehjen e famshme nga Sllovenia

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 23:26
Kosova

Ramiz Lladrovci pas fitores historike të Kosovës në Slloveni e ka sjellë atmosferën nga Lubjana përmes një postimi në Facebook.

Me shprehjen e njohur të tij “me lujtë”, ai e ka përshkruar krejt energjinë që erdhi me këtë fitore e cila e çoi Kosovën në playoff-in e Botërorit.

“Atmosfera në Lubjanë – me lujtë! Dy gola, lojë e shkëlqyer e shqiponjave tona, tifozët besnik me brohoritma UÇK, UÇK, janë mrekullia e lojës së Kombëtares tonë kundër Sllovenisë”.

“Po shkruhet histori e suksesit për futbollin tonë, urime futbollistë, trajner, Agim, FFK e staf teknik, gëzuar futbolldashës. Ju lumtë, vazhdojmë me fitore. Viti 2025 është vit i kampionëve!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat