“O lujta!”, Bekteshi: Kosova ngrihet në Botëror, Serbia bie nga skena!

Aktuale

“O lujta!”, Bekteshi: Kosova ngrihet në Botëror, Serbia bie nga skena!

Nga: A.SH Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 07:22
Amir Rrahmani

Kosova ka shkruar histori duke siguruar pjesëmarrjen në playoff-et e kualifikimeve për Kupën e Botës, një arritje që pasqyron përkushtim, punë ekipore dhe progres të pandalshëm kombëtar.

Ky sukses vjen ndërsa Serbia mbetet jashtë garës, duke rikujtuar se fjalët, narrativat e së kaluarës dhe politikat e tensionuara nuk përkthehen në rezultate ndërkombëtare – as në diplomaci, as në sport.

Veprimtari Ramazan Bekteshi, duke komentuar suksesin, citoi shprehjen simbolike të Ramiz Lladrovcit: “O lujta!”

Postimi i plotë:

"O Lujta!"

Shteti më i ri i Evropës, Kosova, hyn me krenari në playoff-et e kualifikimeve për Kupën e Botës, një moment historik i ndërtuar me dinjitet, qëndrueshmëri dhe vullnetin e një kombi që refuzoi të zhdukej. Ndërsa Kosova ngrihet në skenën botërore, Serbia edhe një herë mbetet në shtëpi, duke parë një vend që dikur u përpoq ta shtypte të ecë përpara me vetëbesim. Historia ka ndryshuar: kombi i lindur nga lufta, nga shpërnguljet dhe nga drejtësia ndërkombëtare sot feston përparimin, 'team-work' dhe sportin, ndërsa Serbia përballet me realitetin se politika e vjetër dhe narrativat e vjetra nuk përkthehen më në fitore, as në diplomaci, as në reputacion, e as në fushën e futbollit.

PS. citim "O lujta", R. Lladrovci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat