OVL e UÇK-së proteston sot në Strasburg

Aktuale

OVL e UÇK-së proteston sot në Strasburg

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Sot, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK’së) do të mbajë protestë në Strasburg para Këshillit të Evropës, për, siç thonë ata, padrejtësitë në Hagë.

Protesta do të nisë në ora 13:00, ndërsa sipas raportimeve pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë protestues.

Kjo është protesta e katërt, pas atyre të mbajtura në Hagë, Prishtinë dhe Tiranë.

Është paralajmëruar gjithashtu se një protestë e ngjashme mund të mbahet edhe në Maqedoninë e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat