Policia e Kosovës, gjatë ditës së diel ka bërë të ditur se njësitë patrulluese, në bashkëpunim me trupat e KFOR-it, kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq.
Këta detonatorë, bazuar në publikimin e fotografive nga ana e ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ishin të kamufluar mjaft mirë, në afërsi të një lumi.
Sveçla, po ashtu ka deklaruar se Serbia po planifikon të kryejë sulme terroriste në Kosovë.
Ende nuk dihet se nën posedimin e kujt kanë qenë këtë mjete.