Kujtim Hajdaj nga Guxo reagon pas debatit për “900 bandat”: Presidentja ka pasur...

Aktuale

Kujtim Hajdaj nga Guxo reagon pas debatit për “900 bandat”: Presidentja ka pasur...

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 13:30
Vjosa Osmani dhe Bashkim Jashari

Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka reaguar pas debatit publik lidhur me deklarimin e Presidentes për “çmontimin e 900 bandave në Kosovë”, duke thënë se deklarata është keqinterpretuar qëllimshëm. Sipas tij, bëhet fjalë për rreth 900 aksione policore në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Hajdaj theksoi se në Kosovë ka grupe kriminale dhe lloje të ndryshme aktivitetesh ilegale, por sipas tij, reagimi i menjëhershëm i disa akterëve politikë dhe mediave tregon se “e kanë mizën pas veshit”

Ai shtoi se Kosova është e vlerësuar për luftën kundër krimit dhe sundimin e ligjit dhe bëri thirrje që të mbështeten institucionet.

“Mos u prekni, se është në pyetje edhe siguria juaj”, u shpreh Hajdaj.

Reagimi i Hajdajt:

Një deklaratë gjatë një interviste të Presidentes që qëllimshëm u keqinterpretua nga disa..., për "çmontimin e 900 bandave në Kosovë "

Po hajde të themi 900 akcione të policisë në luftimin e bandave, krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Tash, që ka banda kriminale në Kosovë, ka..

Që ka trafiqe të natyrave të ndryshme kriminale, ka.., drogë, trafikim të armëve, prostitucion, kazino të natës, plaçkitje, shperlarje parash.., e shumë çka tjetër...,

Por çka ashtë interesante tek disa.., qoftë ata në politikë, mediume, apo qytetarë tjerë.., si përmendët luftimi i bandave menjëherë po preken. Që do të thotë se e ata e kanë mizën pas veshi.

Që Kosova ashtë e lavdëruar për luftimin e krimit dhe sundimin e ligjit, edhe kjo ashtë e vërtet.

Pra, Presidentja kishte të drejtë. Të gjithë qytetarët që duan të jetojnë në një ambient të qetë në Kosovë.., për vetën, për familjet e tyre, në vendin e punës, në rrugë.., etj, ku ka siguri e liri të qarkullimit, atëherë duhet përshëndetur masat që i merrë shteti për luftimin e bandave të organizuara kriminale.

Prandaj, unë ju them atyre: Mos u prekni, se ashtë në pyetje edhe siguria e juaj!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat