Reagimet pas fjalës së gjeneralit Clark

Aktuale

Reagimet pas fjalës së gjeneralit Clark

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 22:01
Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza duke komentuar dëshminë e gjeneralit Wesley Clark, si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, ka thënë se ai ia dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm.

Sipas Hamzës, dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme.

“Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet. Liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke falënderuar gjeneralin Clark, ka shkruar se në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti.

“Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti. Faleminderit, Gjeneral Clark”, ka shkruar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat