Dështon formimi i qeverisë Konjufca - Hapet rruga për zgjedhje të reja

Aktuale

Dështon formimi i qeverisë Konjufca - Hapet rruga për zgjedhje të reja

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 14:02 Përditësuar në ora: 14:53 më 19.11.2025
Glauk Konjufca

Konjufca nis fjalimin para Kuvendit

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit.

Ai tha se ky vit përshkruhet me bllokadë institucionale, pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk i ka krijuar institucionet.

“Për herë të parë, Kuvendi nuk arriti ta legjitimojë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.

Sipas tij, ky vit do të mbahet mend si vit ku u humb kohë për krijimin e institucioneve të Kosovës.

 

“Kush po ia lë kilen tjetrit”, Limaj thotë se mandatimi i Konjufcës për kryeministër ishte një lojë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të votojnë për qeverinë e re në krye me Glauk Konjufcën.

Pak para se të nisë seanca e Kuvendit për qeverinë e re, Limaj tha se mandatimi i Konjufcës për kryeministër ishte një lojë politike dhe tendencë, siç tha “kush po ia lë kilen tjetrit”.

Limaj tha se edhe seanca e jashtëzakonshme për themelimin e komisioneve parlamentare dhe miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare e buxhetit 2026 ishte një tallje dhe përmbytje e rendit ligjor dhe kushtetues në Kosovë, raporton KosovaPress.

“Kush po ia lë kilen tjetrit”, Limaj thotë se mandatimi i Konjufcës për kryeministër ishte një lojë

“S’ka seancë parlamentare për komisione dhe buxhet paradite dhe pasdite me zgjedh qeveri. Rregullat janë ndryshe, zgjidhet qeveria dhe pastaj shkohet dhe futet parlamenti në punë me komisione dhe buxhet. Kjo fatkeqësisht tregon që ne jemi në një lojë. Një lojë e cila tërësisht është kalkulim elektoral dhe nuk e ka aspak shqetësimin e nevojave dhe kërkesave që ka Kosova... Kjo është lojë. Ne kemi ardhur në parlament se kjo është lojë. Si vjen te mandatari i dytë kur ke një ndryshim të gjendjes dhe po tentohet të ndërtohet një konsensus dhe kur je i hapur për të gjetur kompromis dhe qet në qendër problemet dhe nevojat që ka vendi... Krejt çka keni pa këto dy javë është se kush po ia lë ‘kilen’ tjetrit”, tha ai.

Haxhiu lutje për ish-opozitën: Votoni Glauk Konjufcën

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka bërë lutje partive të ish-opozitës që të votojnë për formimin e qeverisë Konjufca, si dhe të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe projekt-buxhetin për vitin 2026.

Ajo, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për seancën për votimin e qeverisë së re, kërkoi nga ish opozita t’i japë mbështetje Konjufcës, pasi siç tha, është person unifikues.

Haxhiu ka një lutje për ish opozitën: Votoni Glauk Konjufcën

“I bëj lutje që të kenë qasje pozitive dhe ta mendojmë interesin e shtetit, qytetarëve të Kosovës dhe të jenë në seancë për të votuar dokumente të rëndësishme. Glauk Konjufca është personi i dytë më i votuar në Kosovë. Të gjithë e dinë dhe ju jeni dëshmitarë që edhe qëndrimet e opozitës në raport me figurën e zotëri Konjufcës dhe ata e kanë përmendur atë si person unifikues. Sot është momenti që t’i japin mbështetje zotëri Konjufca. Ne nuk kemi pse të shkojmë në dy palë zgjedhje në një kohë të shkurtër, nëse edhe nuk dakordohemi për emrin e presidentit. Për hir të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, le ta votojmë mandatarin dhe ta mbështesim zotëri Konjufca”, tha ajo.

Haradinaj: Po i vjen fundi të gjithë kësaj situate të rëndë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër, raporton KosovaPress.

Ai, duke hyrë në objektin të Kuvendit për seancën ku pritet të votohet për qeverinë e re, tha se sot me dështimin për të formuar ekzekutivin e ri po i hapet rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Haradinaj: Konjufca duhet t’i kërkojë falje qytetarëve

“Aleanca është shumë e qëndrueshme në vendimet e veta. Çdo deklarim i yni më përpara ka qenë i Aleancës dhe jo individëve. Edhe atëherë kur kemi votuar lirshëm ka qenë vendim i AAK-së. Prandaj është vendim i Aleancës që të votojmë kundër kësaj kandidature dhe mandatari, i cili nuk është i qëndrueshëm pasi nuk i ka paraqitur nënshkrimet. Zoti Konjufca duhet t’i kërkojë falje qytetarëve se i ka vonuar edhe dy javë Kosovës”, tha ai.

Madje, Haradinaj tha se nga sot po fillon dita e kthesës, pasi sipas tij zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje që institucionet të formohen shpejt.

Haradinaj: Sot është dita e kthesës dhe nis të numërojë koha ndryshe

“Po i vjen fundi të gjithë kësaj situate të rëndë. Kemi humbur shumë muaj, javë dhe ditë të vlefshme për Kosovën. Sot besoj se është dita e kthesës dhe nga sot do të fillojë me numëro koha ndryshe dhe jam optimist se zgjedhjet do të jenë zgjidhja dhe nuk do të humbim kohë pas zgjedhjeve të ardhshme dhe do t’i kemi institucionet e Kosovës”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së: LVV nuk i ka numrat për Qeverinë e re

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përsëritur edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për formimin e Qeverisë së re.

Abdixhiku thotë se VV-ja vetëm shfrytëzoi 15 ditë për një qëllim, që sipas tij është për shfaqje teatrale.

“Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë”, tha Abdixhiku.

“Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, përgatitën material për fushatë elektorale”, tha ai.

Seanca për Qeverinë, Abdixhiku: VV-ja do shfaqje teatrale, do ua japim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se nga seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, nuk presin asgjë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur qysh herët që nuk i ka numrat, por siç tha ai, kjo parti ka vendosur të shfrytëzojë edhe 15 ditë.

Tutje, Abdixhiku tha se VV po bën shfaqje teatrale, derisa shtoi se do t’ua japin një të tillë.

“Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë”, tha Abdixhiku.

“Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, përgatitën material për fushatë elektorale”, tha ai.

Pos tjerash, i pari i LDK-së tha se asnjë parti nuk është kontaktuar nga pushtetit qendror, për të arritur një marrëveshje politike.

LIVE: Mandatari Konjufca, a i ka votat për Qeveri?

Afatit 15-ditësh i erdhi fundi.

Këtë kohë e pati mandatari Glauk Konjufca për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të qeverisë.

Kujtojmë, se më herët u mbyllën diksutimet për seancën e buxhetit.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe disa deputetë nga pakicat joserbe, derisa partitë e tjera të mëdha shqiptare, PDK, LDK, AAK e NSIMA, e bojkotuan seancën siç kishin paralajmëruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat