Abdixhiku: Kurti sheh dhe krijon vetëm kundërshtarë

Aktuale

Abdixhiku: Kurti sheh dhe krijon vetëm kundërshtarë

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 15:19
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova nën qeverisjen e Albin Kurtit të LVV-së nuk është udhëhequr nga arsyeja, duke e akuzuar Kurtin se “po krijon vetëm kundërshtarë".

“Kosova ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja, por nga një realitet paralel që e sheh Albin Kurti”, tha ai.

“Sikurse Don Kishoti i Servantesit, Albin Kurti i LVV-së, zgjohet çdo ditë, çdo mëngjes në një botë që e ka krijuar vetë dhe në atë botë Kurti sheh dhe krijon vetëm kundërshtarë”, shtoi Abdixhiku.

Ai tha se LVV-ja humbi 15 ditë kohë, pasi nuk ka vota për Qeverinë e Konjufcës, duke e cilësuar këtë seancë si "shfaqje teatrale". / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat