Takimi konsultativ për zgjedhje, LDK merr pjesë

Aktuale

Takimi konsultativ për zgjedhje, LDK merr pjesë

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 23:04
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku/ Foto: Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku do të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndërkaq, sot mandatari për formimin e Qeverisë Glauk Konjufca, dështoi t’i merrte 61 vota për ta formuar ekzekutivin e ri, por i mori veç 56 ashtu siç i mori edhe Albin Kurti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat