Takim Osmani-Prattipati, diskutojnë zgjedhjet e reja

Aktuale

Takim Osmani-Prattipati, diskutojnë zgjedhjet e reja

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 16:18
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Pasi shpërndau Kuvendin e caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.

Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik”, thuhet në njoftim.

Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Osmani e nënshkroi pas takimit që mbajti me liderët e partive, e që erdhi pas dështimit të djeshëm për formimin e Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat