Hamza takon ambasadorin e Turqisë: Do angazhohemi për raporte të qëndrueshme

Aktuale

Hamza takon ambasadorin e Turqisë: Do angazhohemi për raporte të qëndrueshme

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 20:49
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza takoi ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka takuar të premten ambasadorin e Turqisë në Kosovë.

Tha se kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

“Bisedë e frytshme me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Bashkëpunimi dhe respekti janë themeli i partneritetit tonë”, shkroi Hamza.

Kryetari i PDK-së tha se do të angazhohet për raporte të qëndrueshme me aleatët e Kosovës.

“Do të angazhohem për të ndërtuar raporte të qëndrueshme dhe me besim të ndërsjellë me të gjitha shtetet aleate të Kosovës”, përfundoi Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat