Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke kritikuar opozitën që sipas tyre është bashkuar me Listën Serbe kundër sovranitetit të Kosovës.
Ata theksojnë se partitë e vjetra kërkojnë privilegje dhe pazare, ndërsa mbështesin Qeverinë Kurti, LVV, GUXO dhe Alternativën si garanci për mbrojtjen e shtetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Familja i bën thirrje qytetarëve që votën ta japin për “Kosovën, shtet të plotë, sovran dhe të pacënueshëm”.
Reagimi i plotë:
Te dashur miq,
Kosova po shkon në zgjedhje, realiteti është ky:
- Lista Serbe ka gjetur aleatë të gatshëm brenda opozitës shqiptare. PDK, LDK dhe ato partitë familjare që s’janë gjë tjetër veçse biznese private politike..
-Janë rreshtuar krah për krah me Listën Serbe kundër shumicës shqiptare, kundër vullnetit të qytetarëve dhe kundër shtetit të Kosovës.
-Ish partia e Rugovës sot është hijena politike e skenës: pa identitet, dhe pa parime.
-Nga trashëgimia rugoviane nuk ka mbetur asgjë. Rugovistët e vërtetë janë me Vjosën, Donikën dhe Fatonin ata besnikerine e kane ndaj shtetit, jo ndaj pazareve siç ben per me teper se dy dekada partite vjetra ..
-Miq
-Opozita, e bashkuar me Listën Serbe, po lufton kundër sovranitetit të Kosovës.
-Imagjinoni sikur LVV dhe Guxo të bashkoheshin me Listën Serbe opozita do të digjte vendin me propagandë, siç eshte edhe duke bere ..
- Por kur ata e bëjnë vetë, e quajnë “strategji politike”.
-Këto parti nuk duan shtet. Duan privilegje. Duan pazare. Duan kthimin e Kosovës në kohët kur një telefonatë nga veriu ose nga pazaret e nëntokës vendoste fatin e institucioneve.
- Janë të zemëruar pse Qeveria Kurti çliroi Mitrovicën, pse ndali hajninë, pse mosbindja e tyre politike nuk u shpërblye më me tenderë.
-Më 28 dhjetor vendoset nëse Kosova do të jetë shtet i qytetarëve apo plaçkë e grupeve të vjetra kriminale qe kamuflohen si luftetar me flamuj por ne realietet jane zhvates e kriminel klasik-ordiner .
-Nëse do të vazhdojë me BE, NATO dhe integritet territorial apo me Listën Serbe dhe aleatët e saj , opziten kosovare ..
-Kosova nuk mund të kthehet mbrapa. Nuk mund të dorëzohet para pazareve të vjetra dhe dështakëve që mbajtën shtetin peng për tri dekada.
-Prandaj vota duhet të jetë e qartë:
-GUXO – LVV – Alternativa.
-Me Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën, sepse ata mbrojnë shtetin, jo interesat private.
-Më 28 dhjetor votojmë për Kosovën shtet të plotë, sovran, me integritet të pacënueshëm.