“Nuk ka opozitarizëm në shpinë të qytetarëve”, Albulena Haxhiu kritikon opozitën

Aktuale

“Nuk ka opozitarizëm në shpinë të qytetarëve”, Albulena Haxhiu kritikon opozitën

Nga: A.SH Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 10:46
Albulena Haxhiu

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj veprimeve të Përparim Ramës, duke e quajtur sjellje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për qytetarët.

Haxhiu tha se opozita nuk ka marrë pjesë në seancat për diskutimin e buxhetit 2026, buxhetit të Prishtinës dhe buxhetit të RTK-së, pavarësisht ftesave dhe lutjeve për të kontribuar në këto tema.

“Kur i kërkuam dhe lutëm që të vinin në seancë për buxhetin 2026, buxhetin e Prishtinës, buxhetin e RTK e tema të tilla.

Ky opozitarizëm i kësaj opozite nuk i bën mirë askujt, nuk ka opozitarizëm në shpinë të qytetarëve”, shkruan Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat