Kujtim Hajdaj kritikon koalicionin PDK–Lista për Familje

Aktuale

Kujtim Hajdaj kritikon koalicionin PDK–Lista për Familje

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 17:37
Foto nga takimi

Anëtari i kryesisë së Guxo-s, Kujtim Hajdaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit për koalicionin mes PDK-së dhe Listës për Familje. Përmes një postimi, ai e quajti këtë marrëveshje “të ashtuquajtur” dhe akuzoi PDK-në se historikisht ka përdorur taktika për të “thyer” parti të tjera politike.

Hajdaj përmendi se, sipas tij, PDK ka investuar më herët për të ndarë grupe brenda Vetëvendosjes, LDK-së dhe formacioneve të tjera politike, ndërsa tani po bën aleancë me të njëjtët persona që dikur, sipas tij, i ka përdorur për përçarje.

Ai shtoi se të gjitha këto tentativa kundër Albin Kurtit kanë pasur “efekt të kundërt”, duke e rritur përkrahjen për të, dhe parashikoi se PDK do të pësojë “kollaps zgjedhor” në 28 dhjetor.

Postimi i plotë:

PDK marrëveshje koalicioni me të ashtuquajturen "Lista për familjen" 😅

Qëllimi me thy Albin Kurtin..

A e dini se ishte po kjo PDK që patë investu m'i nda këta të listes për me dëmtuar përbrenda Lëvizjen Vetëvendosje, e sot janë të njëjtit me të cilët PDK po lidh aleancë zgjedhore...😅

Kjo gjithmonë ka qenë strategjia e këtyre të PDK: t'u investu para m'i thy partitë tjera, e më të njejtat para të korruptuara me forcu partinë e vet. A se kishte përdorë PDK këtë praktikë edhe me ata të ikurit nga LV kur pastaj dolën si parti PSD dhe iu bashkuan PAN-it.

A se patë përdorë PDK ngjajshëm këtë praktikë edhe me LDK ne 2006, kur arriti ta thej në dysh për t'ia hap vetes rrugën e pushtetit të korruptuar.

A s'po e përdorin këtë strategji edhe me analistët dhe disa të ashtuquajturit "gazetarë "

Të gjitha këto PDK i ka provuar me Albinin, por kanë arritë kundër efekt të madh, sepse populli i ka dhënë edhe më shumë përkrahje Albinit, duke e bërë lider të pathyeshëm të popullit dhe shtetit.

Kështu PDK, do të pësojë kollaps zgjedhor edhe me 28 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat