PSHDK i bashkohet Vetëvendosjes për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Aktuale

PSHDK i bashkohet Vetëvendosjes për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 22:45
Foto ilustrim PSHDK

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë bashkë me tri parti të tjera në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Partia e Albin Kurtit edhe në këto zgjedhje nuk do t’i hyjë garës e vetme.

Lajmin për koalicionin parazgjedhor të VV-së me tri parti të tjera e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)”, konfirmoi zëdhënësi Elezi 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat