Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj Thaçit në Hagë

Aktuale

Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj Thaçit në Hagë

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 13:07
Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nis më 24 shkurt 2026.

Bazuar në urdhër, do të zhvillohet një bllok i vetëm deri më 6 mars.

Gjatë kësaj kohe, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat