​Bashkatdhetarët nisin të vijnë në Kosovë

Aktuale

​Bashkatdhetarët nisin të vijnë në Kosovë

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 13:10

Është rritur numri i bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës por që kanë vendosur të kthehen për t’i festuar festat e fundvitit në vendlindje.

Përveç në rrugët e vendit, kjo tanimë po vërehet edhe në pikat kufitare. Aktualisht në hyrje të Kosovës, konkretisht në pikë kalimin kufitar, Dheu i Bardhë janë krijuar kolona është mbi 120 metra dhe pritjet mbi 40 minuta.

Kolona ka në hyrje edhe në Jarinje. Aty pritjet janë 20 minuta.

Në Merdare, Bërnjak dhe pikat tjera kufitare pritjet janë vetëm 5 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat