Pula takon përfaqësuesit Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE

Aktuale

Pula takon përfaqësuesit Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE

Më: 12 janar 2026 Në ora: 15:39
Foto nga takimi

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula ka pritur në takim përmbyllës përfaqësuesit e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për rrjedhën e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

“Përfaqësues të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EEM), kryesuar nga analistja ligjore e këtij misioni, znj. Eirini Skouzou, vizituan sot Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga  Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula. Gjatë këtij takimi u diskutua për rrjedhën e procesit zgjedhor për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Pula informoi të pranishmit për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve më 28 dhjetor.

“Po ashtu gjatë këtij takimi përmbyllës u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që janë  ndërmarr në rastet e cenimit të procesit zgjedhor, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe janë njoftuar me ecurinë e të gjitha rasteve të cilat janë në hetim e sipër”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

Kanë treguar se përfaqësuesit e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EEM), informuan për angazhimin dhe për rolin e tyre në procesin zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat