Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Aktuale

Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Më: 13 janar 2026 Në ora: 19:51 Përditësuar në ora: 17:37 më 20.01.2026
Foto ilustrim

KQZ: Në QNR vazhdon rinumërimi, janë përfunduar 742 nga 2,557 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.

Sipas njoftimit të KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të martën, më 20 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar gjithsej 742 vendvotime nga 2,557 sa janë në total.

KQZ bën të ditur se rezultatet e rinumërimit do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.

Shpallja e rezultateve të 28 dhjetorit në fillim të shkurtit, Elezi flet në detaje

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ, në fillim të muajit shkurt do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai për Klankosova.tv theksoi se ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme.

“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”deklaroi Elezi.

Ai njëherit tregoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të vendvotimeve, i cili po realizohet në bazë të dy vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në total, procesi i rinumërimit do të përfshijë të gjitha 2,557 vendvotimet ku është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor 2025. Sipas vendimit të parë të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi i 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar 2026, është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërësi”, shtoi ai.

Elezi njëherësh theksoi se aktualisht, numri i ekipeve të numërimit të angazhuara në procesin e rinumërimit gjatë një dite pune është 76.

“Bazuar në këtë kapacitet dhe numri i vendvotimeve të mbetura për t’u rinumëruar, planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që të gjithë procesin e rinumërimit të arrijmë ta përmbyllim deri në fund të muajit janar”, theksoi më tutje ai.

 

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 688 nga 2,557 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/51), Gjakovë (15/145), Gllogoc (7/73), Gjilan (13/130), Dragash (57/57), Istog (6/62), Kaçanik (45/45), Klinë (6/63), Fushë Kosovë (6/62), Kamenicë (5/50), Mitrovicë e Jugut (10/102), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/85), Novobërdë (2/23), Obiliq (3/33), Rahovec (8/78), Pejë (14/139), Podujevë (11/110), Prishtinë (26/262), Prizren (235/235), Skenderaj (72/72), Shtime (34/34), Shtërpcë (2/17), Suharekë (9/89) dhe Ferizaj (63/152).

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna.

Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit do të përfshihen edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.

Dallaveret zgjedhore: Kujt iu vodhën më së shumti vota nëpër parti politike?

Skandali me vota po del të jetë i madh.

Kjo ka bërë që Kosova të shkojë, me shumë gjasë, në rinumërim të plotë.

Përveç atyre që dyshohet se i vodhën votat, shumë kandidatët ishin të vjedhur.

Por, kush u vodh më së shumti nëpër parti politike?

Në Lëvizjen Vetëvendosje po del se njëri nga më të dëmtuarit ka qenë Hajrulla Çeku. Ai pas rinumërimit, ka mbi 160 vota më shumë se që kishte në numërimin fillestar.

Më pas edhe Alban Bajrami ka dalur në +98 vota, Hekuran Murati në +95 vota, Shqipe Selimi në +90 vota, Xhelal Sveçla ka mbi 80 vota më shumë se në numërimin e parë, e kandidatë të tjerë.

Shiftra dukshëm më të larta ka në Partinë Demokratike të Kosovës. Aty, shumë kandidatë janë dëmtuar nga vjedhjet e votave.

Më së shumti vota i janë vjedhur Uran Ismailit. Ai pas rinumërimit ka mbi 760 vota më shumë se që kishte në numërimin fillestar. Më pas Arian Tahiri, që është në +624 vota pas rinumërimit, Jona Hoxhaj që ka rreth 450 vota më shumë, Përparim Gruda mbi 400 të tjera, e Vlora Çitaku afër 500 vota më shumë.

Të dëmtuar janë edhe Mërgim Lushtaku, Sala Jashari, Arben Mustafa, Bekim Haxhiu e Artan Behrami.

Edhe në LDK ka më pak kandidatë të vjedhur. Më së shumti vota pas rinumërimit ka fituar Paris Guri mbi 215, Gëzim Hazrolli mbi 130 e Festim Kabashi mbi 120.

Më 13 janar, KQZ kishte vendosur për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Pas rinumërimit, ka dalur se shumë kandidatët kanë humbur mijëra vota, që do të thotë se mundësia për dallavere është e madhe.

Ka kandidatë sikur Fetah Paçarizi në PDK që ka humbur mbi 6 mijë vota, kurse të tjerët, gjithashtu me mijëra. Kryesisht, kandidatët nga rajoni i Prizrenit.

Si rezultat, edhe Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se, si institucion i Prokurorit të Shtetit, ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciative ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

Disa prej kandidatëve që u kanë dalur vota më shumë kanë reaguar, duke pretenduar se ata nuk janë të përfshirë.

Rinumërohen 687 vendvotime nga 2557 gjithsej

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendimin që të rinumërohen 2557 vendvotimet.

Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit (07:40), janë rinumëruar 687 vendvotime.

Aty po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.

Nga përditësimi i fundit i KQZ-së, LVV del t’i ketë marrë 47.45% të votave, PDK 27.35%, LDK 10.32% dhe AAK 3.51%.

Rinumërohen 558 nga 914 vendvotime – procesi mbyllet në 20 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 19 janar 2026, ora 10:00), sipas njoftimit të KQZ-së janë rinumëruar 61% apo 558 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave:

Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skenderaj (50/72), transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 20 komuna.

Rinumërohen më shumë se gjysma e 914 vendvotime

Nga: A.Sh

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas informacioneve nga procesi, në qytetin e Prizrenit janë vërejtur mospërputhje të theksuara, duke ngritur dyshime për manipulim të votave brenda radhëve të PDK-së.

Rinumërimi pritet të hedhë më shumë dritë mbi parregullsitë e dyshuara.

Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Deri në përditësimin e fundit të KQZ-së, nga 914 vendvotime gjithsej, janë numëruar 556 prej tyre.

Bazuar në këto rezultate, LVV ka marrë 46.99%, PDK 25.17%, LDK 10.69% dhe AAK 3.88%.

Rinumërimi i deritanishëm:

Image

Rinumërim i mundshëm i votave në gjithë Kosovën, jep detaje Elezi

Të gjitha qytetet e Kosovës mund të hyjnë në një proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Rinumërimi i votave ka sjellë ndryshime të rëndësishme, disa kandidatë të partive kryesore kanë përfituar ose humbur vota. Prizreni shfaq ndryshimet më të mëdha, duke ngritur shqetësime për keqnumërim.

Pas rinumërimit të votave në disa komuna, ka pasur ndryshime të dukshme te kandidatët, por jo te partitë. Mospërputhjet më të mëdha janë regjistruar te tre partitë kryesore, sidomos në Prizren.

A do të ketë rinumërim në tërë vendin?

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaron për kosovapress se varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera.

“Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër”, tha ai.

Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre.

Prokuroria Themelore në Prizren, bën të ditur se, si institucion i Prokurorit të Shtetit, ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas njoftimit, tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit, raporton kp.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

"Nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tash janë rinumëruar rreth 56% apo 509 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave, Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (4/72)", thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë ditës së sotme do të përfundojë në komunën e Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 18 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 445 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (172/235).

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme është duke vijuar rinumërimi i vendvotimeve që i takojnë komunës së Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat