Agim Bahtiri: Opozita ka planifikuar të festojë Vitin e Ri Kinez, por vendi s’do të shkojë në zgjedhje

Aktuale

Agim Bahtiri: Opozita ka planifikuar të festojë Vitin e Ri Kinez, por vendi s’do të shkojë në zgjedhje

Më: 5 mars 2026 Në ora: 19:49
Agim Bahtiri

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, tha se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje sepse sipas tij qytetarëve do të i jepet e drejta që ta zgjedhin vetë Presidentin ose Presidenten e Kosovës.

Sipas tij opozita ka planifikuar të festojë Vitin e Ri Kinez

“Opozita ka planifikuar të festojë Vitin e Ri Kinez, por planet nuk do t’iu realizohen. Vendi nuk do të shkojë në zgjedhje dhe qytetarëve duhet t’u jepet e drejta që të votojnë për Presidentin ose Presidenten e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat