Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Aktuale

Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Më: 18 mars 2026 Në ora: 10:40
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një prononcim, ai ka konfirmuar se është propozuar për këtë post.

Emri tij dhe Ilir Gashit tanimë është dërguar në presidencë për betim.

Kujtojmë se LDK-ja dhe AAK-ja kanë propozuar anëtarët e njëjtë Sami Hamitin, përkatësisht Muharrem Nitajn.

Ndërkohë që VV-ja raportohet se ka propozuar Alban Krasniqin dhe dy anëtarë të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat