Abrashi i reagon Tahirit: Veç mu kujtuan menjëherë diku 80 zv.ministra, njërit qe as emrin s’ja dinte Kryeministri Haradinaj asokohe

Aktuale

Abrashi i reagon Tahirit: Veç mu kujtuan menjëherë diku 80 zv.ministra, njërit qe as emrin s’ja dinte Kryeministri Haradinaj asokohe

Më: 18 mars 2026 Në ora: 15:14
Artan Abrashi

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka reaguar në lidhje me deklarimet e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili hodhi kritika ndaj numrit të punësimeve në kabinetin qeveritar me vendime politike.

Abrashi thotë se një deklarim i tillë i ka kujtuar atij, emërimin e 80 zëvendësministrave që i kishte emëruar Ramush Haradinaj kur kishte qenë në pozitën e kryeministrit.

“E pashe konferencën e AAK. Kritikuan për kabinetin e madh. Veç mu kujtuan menjëherë diku 80 zv.ministra, njërit qe as emrin s’ja dinte Kryeministri Haradinaj asokohe.

Mos të flasim për stafin tjetër”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat