Lladrovci në Bratisllavë për ta përkrahur Kosovën

Aktuale

Lladrovci në Bratisllavë për ta përkrahur Kosovën

Më: 26 mars 2026 Në ora: 21:15
Kosova - Sllovakia në Bratisllavë

Kombëtarja e Kosovës po luan sonte ndeshjen e saj më të madhe në histori, në Bratisllavë ndaj Sllovakisë.

“Dardanët” po e sfidojnë Sllovakinë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.

Në këtë ndeshje është i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili njihet si një futbolldashës i madh, dhe një përkrahës i madh i kombëtares së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Lladrovci, me një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Jemi këtu për fitore, për Kosovën dhe kombin, për futbollin e futbolldashësit. Fitore, asgjë më pak!!!”, shkruan Lladrovci në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat